(2L ONLINE) – Sot në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Departamenti i Krimeve të Rënda, është mbajtur seanca përfundimtare mbi shpalljen e aktgjykimit lirues për ish policët Bajram Ramadani, Berat Abdullahu, Dragan Cvetanoviq dhe Skënder Shala, të cilët ishin akuzuar më 2009, për marrje të ryshfetit, derisa ishin me detyrë zyrtare në vendkalimin kufitar tek Pogragja, më saktësisht tek vendi i quajtur “te cevat’.
Ramadan Leka, avokat i njërit nga të akuzuarit, Dragan Cvetanoviq ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se ndihet i lumtur që më në fund triumfoi drejtësia për klientin e tij dhe të tjerët.
Leka tha se klienti i tij Dragan Cvetanoviq nga Kuvca e Epërme ka qenë i akuzuar dhe i dënuar për veprën në fjalë, madje ka mbajtur 4 muaj burg, pa të drejtë nga se është akuzuar pa prova dhe fakte, pa asnjë element të veprës penale me të cilën ëshët ngarkuar, gjithashtu ka munguar figura e veprës, ka munguar dashja, veprimi dhe pasoja.
Leka duke folur për këtë rast, që zgjati plotë pesë vite, ka thënë se klienti i tij Cvetanoviq, me aktgjykim të plotfuqishëm e kishte mbajtur burgun për katër muaj por me punën dhe institimin e tij, avokati Leka thotë të ketë përdorur mjete të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike duke konstatuar se klienti i tij asnjëherë nuk ka qenë fajtor pasi që nuk e kishte kryer veprën penale që i ngarkohej. Ai me mjetin e jashtëzakonshëm juridik ka kërkuar mbrojtjen e ligjshmërisë pran instancës më të lartë gjuqësore, e cila i ka konstatua shkeljet dhe mungesën e elementeve të veprës penale, sidomos dhënësin e marrësin e ryshfetit të cilit nuk i dihet identiteti, dhe e ka rikthyer lëndën në rivendosje.
Sipas tij, Me kërkesën e avokatëve mbrojtës, Trupi gjykues shumicën e provave për klientin e tij i ka shpallë të papranueshme dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore për shpalljen e provave të papranueshme është vërtetua nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.
“Dhe sot konsiderojë se triumfoi drejtësia për klientin tim dhe tre të tjerët ndonëse pas plotë pesë viteve. Ekziston e drejta e ankimimit nga prokurori i shtetit por konsiderojë se ky aktgjykimi duhet të vërtetohet dhe të bëhet i plotfuqishëm”, ka thënë avokati gjilanas Ramadan Leka.
Sipas tij, në momentin që aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm, ish policët duhet të kthehen në punë dhe në detyrë që i kanë kryer deri në momentin e arrestimit, me të gjitha të drejtat dhe obligimet që dalin nga kontrata e punës.
Përndryshe, rikujtojmë se më 2009, 13 policë të brezit kufitar, në pikat në Pogragjë dhe në “Dheun e Bardh”, ishin akuzuar për marrje të ryshfetit, 10 nga ta, tani janë liruar me gjykim të rregullt dhe tre të tjerëve iu është parashkruar lënda. /2L ONLINE/