Fatmir Halili, përgjegjës i QKR-së në Gjilan, ka thënë se nga dita e hapjes së qendrës, janë regjistruar 20 biznese të reja, derisa në 32 raste tjera janë ofruar këshilla për regjistrim të biznesit.
“Gjatë kësaj periudhe dy javore kemi ofruar 27 këshilla për regjistrim të biznesit, katër këshilla për shuarje të biznesit, 11 këshilla për ndryshim të biznesit, 5 këshilla për leje pune”, ka thënë Halili,
Ndërkaq, janë vazhduar 32 leje pune për taksi, dy leje të përkohshme për zgjatjen e orarit të punës, si dhe gjashtë informata të ndryshe nga fusha e biznesit.
Ai beson se decentralizimi i kompetencës për regjistrim të bizneseve nga niveli qendror në atë lokal, do të reflektohet pozitivisht te afaristët, sepse tash e tutje, ata nuk kanë nevojë të humbin kohë dhe të bëjnë më tepër shpenzime për të shkuar në Prishtinë, siç ka qenë deri tani.
Në qendrën e regjistrimit në Gjilan, qytetarët mund t`i marrin shërbimet e duhura për biznes, brenda ditës, duke përfshirë edhe zëvendësimin e certifikatave të UNMIK-ut me ato të Republikës së Kosovës.
Qendra Komunale për Biznes, është hapur në kuadër të një projekti të MTI-së, i cili financohet nga Banka Botërore, në shumë prej 200 mijë € dhe implementohet në disa 22 qytete të Kosovës, për t`iu ofruar bizneseve mundësinë që, duke u regjistruar në komunat e tyre, të kursejnë kohë dhe shpenzime.
Gjilani ka përfituar në fazën e pare, kur u hapen 8 qendra, derisa 14 të tjera do të hapen në fazën e dytë të projektit./2lonline/