Ndeshja derbi e gjiros së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Llapit pritet të ketë mjaft interesim.
Mobilizimet vecse kanë filluar nga të dyja tifo grupër bardhë e kaltër, ndërsa pritet që në kryeqytet të udhëtojnë qindar Llapjanë.
Kjo pasi ‘Legjendat’ e Llapit patën njoftuar se do jenë më shumë se 8 autobusë në mënyrë të organizuar dhe dhjetra vetura private, por ky numër duket se do të jetë edhe më i madh,
Në njoftimin e fundit, ‘Legjendat’ kanë bërë me dije se numri është rritur në dhjetë autobusë.
Po ashtu, Llapjanët do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Fadil Vokrri dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.
“Ju njoftojmë se Kryesia e “Legjendave” ka marrur vendim që në mënyrë të organizuar me autobusë para ndeshjes Prishtina – Llapi, do shkojmë dhe do bëjmë homazhe pranë varrit të Fadil Vokrrit dhe shtatores së Zahir Pajazitit. Njëherit ju njoftojmë se në dispozicion për udhëtim drejt Prishtinës janë 10 autobusë, andaj ju ftojmë që masovikisht të jemi në sektorin e Veriut. Nisja me autobusët dhe veturat private nga Sheshi 4 Heronjtë bëhet në ora 14:00″, thuhet në njoftimin e tifozëve.
Prishtina – Llapi luajnë të shtunën prej orës 16:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.