Një ndër futbollistët më të suksesshëm në histori të Turqisë, është Emre Belözoğlu. Ai ka luajtur në kampionatet më të fortë në botë si në Spanjë, Angli e Itali te Atletico Madridi, Interi e Newcastle Unitedi.
39-vjeçari vazhdon të luajë futboll te skuadra Fenerbahçe.
Emre ka pasur lëvdata për paraqitjet e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi ne ndeshjen e fundit.
“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës verdhekaltër për disa vjet dhe do të ketë sukses”, deklaroi Emre.
Muriqi ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë.
Mediumet ndërkombëtare kanë raportuar që skuadrat e njohura, Tottenhami, Manchester Unitedi, Atletico Madridi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.