Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka filluar aksionin për legalizimin e armëve nga 1 Korriku e deri me 1 Nëntor të këtij viti. Poseduesit e armëve (persona fizik dhe juridik) mund të dorëzojnë të gjitha llojet e armëve dhe municionit në stacionin policor më të afërt pa treguar prejardhjen e armës dhe municionit dhe nuk do të përgjigjen për armëmbajtje pa leje, thuhet në njoftim e Ministrisw sw Punëve të Brendshme, trnasmeton Titulli.com.
Gjatë legalizimit ligjor, personat fizik dhe juridik mund të regjistrojnë armën e tyre për siguri personale (pistoletë dhe revolver), pushkë gjahu (pushkë apo karabin), armë sportive (pistoletë me kalibër të vogël dhe revolver, pushkë ajrore) dhe armë konvertibile për të cilën nuk posedojnë leje nga Ministria e Punëve të Brendshme.