Në të paktën dy raste të mëdha, zyrtar të lartë brenda subjektit rë dytë politik në vend për nga pesha e votës, janë duke thënë deklarata kundërthënëse. Bëhet djalë për zgjedhjet e brendshme në parti dhe për marrëveshjen e arritur mes LDK’së, AAK’së ,Nismës e Vetëvendosjes, shkruan Tribuna.
Dikush insiston që zgjedhjet e brendshme të mbahen pavarësisht rrjedhave të politikës në nivel shtetëror, e dikush nuk pajtohet me këtë. Ka nga ata që qysh nga fillimi nuk janë pajtuar që LDK’ ta japë postin e kryeministrit, e ka të tjerë që duan të respektohet marrëveshja e bllokut.