DYLON

Presidentja Jahjaga takon Ministren e Jashtme të Ganës, Hanna Serwaa Tetteh

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua me Ministren e Jashtme të Ganës, znj. Hanna Serwaa Tetteh.  Presidentja Jahjaga dhe ministrja Tetteh biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe konsolidimin ndërkombëtar të saj. Presidentja Jahjaga e njoftoi ministren Tetteh për të arriturat e Kosovës, rolin e saj të faktorit të stabilitetit në rajon. Ajo tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet mdërkombëtare, posaçërisht në OKB dhe e vlerësoi të rëndësishme ndihmën e Ganës në njohjet e reja në kontinentin afrikan.

Presidentja Jahjaga kërkoi nga znj. Tetteh që në janar të vitit 2015, kur do të mbahet takimi i krerëve të shteteve të Unionit Afrikan, mundësinë e kalimit të një rezolute ku do kërkohej njohja e Kosovës.

EkoHigjiena

Ministrja e Jashtme e Ganës i vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se vendi i saj i vlereson lart zhvillimet në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë që, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, do të ndihmojë në përpilimin dhe procesimin e rezolutës në Unionin Afrikan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.