Lidhja Demokratike e Kosovës, reagon ndaj deklarimeve të liderëve të AAK-së dhe VV-së, ndaj liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, reagon ndaj deklarimeve të liderëve të AAK-së dhe VV-së, për shpifjet e tyre ndaj liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Isa Mustafa.Është shqetësuese tendeca e këtyre liderëve që të përbuzin dhe denigrojnë personalitetin e liderit të LDK-së, me të cilin këta arritën marrëveshje për bashkëqeverisje dhe të cilin e pranuan si lider të koalicionit pas zgjedhor.
LDK-ja i gëzohet faktit se tani është kuptuar qëllimi i vërtetë i liderëve të AAK-së dhe VV-së, që si duket nuk është ndryshimi i qeverisjes, por dëmtimi dhe denigrimi personal i liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kur dëgjojmë këto vlerësime, na vie keq që kemi mbajtur shpresa në realizimin e planeve të mëdha, derisa i gëzohemi faktit që nuk jemi në ekip me personalitete të tilla.
Lidhja Demokratike e Kosovës, fton tërë sprektrin politik në Kosovë, të distancohet nga qëndrimet e tilla që polarizojnë dhe helmojnë skenën politike, dhe të bashkëpunojnë për themelimin e institucioneve të Kosovës”, thuhet në komunikaten e LDK-së.