(2LONLINE) – Përfaqësues nga Dega e LDK-së në Kamenicë knë reaguar, siç thonë ata, ndaj veprime te papërgjegjshme të Pushtetit Komunal në Kamenice e cila është orientuar në shërbim të PDK-së.
Sipas LDK-së, drejtori komunal i Arsimit Agim Shkodra me qëllim të masovitetit të tubimit paraelektoral të kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së i cili u mbajt të dielën më 04.05.2014, i thërret të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës dhe prej të cilëve kërkon që të marrin pjesë në tubimin e së dielës duke Ii mashtruar ata se do të ketë takim pune me kryeministrit, dhe prej të cilëve kërkon që ti ftojnë të gjithë punëtorët arsimor.
Tutje në ktë reagim të LDK-së thuhet se njëjtë veproi edhe ushtruesi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kamenicë Rabit Dërmaku i cili punëtorët shëndetësor i fton të marrin pjesë në takim me kryetarin e Komunës. Ndërsa ftesa publike e degës së PDK-së ka qenë se do të mbahet tubim i degës së PDK-së me struktura të Degës së PDK-së.
“Kësaj ftese mashtruese nuk i shpëtuan as shërbimi zjarrfikës ku atyre iu tha se do te ketë takim shërbimi zjarrfikës dhe policia e Kosovës me Kryeministrin Thaçi. Disa prej këtyre të ftuarve pasi që shkuan në këtë “takim” e kuptuan se ishin të mashtruar nga eprorët e tyre u kthyen dhe nuk morën pjesë në këtë tubim partiak. Do të thotë secili mashtroi në mënyrën e vet”, thuhet tutje në reagim.
“Dega e LDK-së këtë veprim e konsideron si veprim të ulët politik dhe presion ndaj punëtorëve arsimor, shëndetësor dhe shërbyesve civil të cilët më së paku duhet të jene të politizuar. Kjo dëshmon së kjo udhëheqje është vënë në shërbim të partisë e jo në shërbim të qytetarëve”, thuhet ne fund të reagimit të Degës së LDK-së në Kamenicë. /2lonline/