“Organizimin e gastronomisë në Gjilan po vazhdojnë ta përcjellin problemet e mëdha të funksionimit. Pas problemeve të përditshme me mungesën e rrymës deri në 30 orë në qytet e fshatra, sonte është djegur trafoja, duke ua pamundësuar operimin e duke shkaktuar irritim të pronarëve ndaj Ekzekutivit të Komunës për shkak të moskujdesit ndaj tyre”, thuhet në një reagim të LDK-së së Gjilanit.
Më tej, në ktë reagim , thuhet se “në vend se t’u qëndrojë mbrapa për mbarëvajtjen e organizimit të gastronomisë e cila u quajt si “Kënaqësi n’fundvit”, pushteti i VV-së në Gjilan, duke u munduar të përfitojë për nevoja elektorale, këtë organizim e shndërroi faktikisht në Pakënaqësi n’fundvit”.
“Ndoshta po i presin punëtorët nga Banglladeshi për të sanuar dëmet në këtë trafo. Është e kundërta e proklamimit të funksionarëve të VV-së: Gjilani është i zemëruar me ta më shumë se kurrë. Bashkë me faturat e shtrenjta të rrymës, vjen edhe terri e ftohti”, thuhet në fund të reagimit të Degës së LDK-së në Gjilan. /2LONLINE/