Mijëra banorë të fshatrave të Grykës së Karadakut, repektivisht të Zhegrës, Lladovës, Nasalës, Haxhajt, Demirajt, Shurdhanit, Selishtë, Pidiq dhe Celikut, sërish kanë kanë konfirmuar se qeverisja aziatike do të shkojë në opozitë.
Dënimin më të madh do t’ia japim ne ushtarët e Ibrahim Rugovës, duke e zhveshur këtë parti që identifikohet me të keqen, me krimin e organizuar dhe hajninë, ashtu sic i zhveshëm në zgjedhjet lokale, u tha në këtë tubim.
Përpos kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së nga Gjilani, i pranishëm në këtë tubim ishte edhe kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, e bija e dëshmorit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, bashkëshortja e Agim Ramadanit si dhe aktivistë e veprimtarë të LDK-së.
Para mijëra të pranishmëve, kryetari i LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar Komune, Lutfi Haziri, tha se me këtë masovitet, Zhegra edhe njëherë e ka vulosur fitorën me 8 qershor, ndërsa foli për listën brilante të LDK-së.
“ Zhegra identifikohet me dy emrat më të mëdhenjë të kombit, të cilët na bëjnë krenarë. Emrat që i kemi në listë janë njerëz që janë sakrifikuar, familjarë të dëshmorëve, ekonomistë, njërëz të punës, luftëtarë, dhe krejt kjo listë e pastër është listë kundër atyre që e shkelën ligjin për gjashtë vjet. Kudo që kemi shkuar në Evropë, ata njerëz që qeverisën keq, na kanë dhënë epitetin e shtetit të kontrabandës, trafikimit dhe krimit”, tha z. Haziri.
“Mos e ndani votën me ata që po fshehen pas shamisë, që në emër të fesë po mundohen të manipulojnë qytetarët. Ka ardhur koha për ta ndryshuar Kosovën. Atij jabangjisë i kanë mbetur vec edhe 3 ditë ta dorëzojë ndërtesën e Kuvendit dhe Qeverisë. Ata kanë mbetur vetëm në një trotuar sepse Zhegra iu ka tregu vendin ku e kanë. Ju jeni njerëzit që i bëni nderë Gjilanit dhe Anamoravës, i bëni nderë Kosovës”, ka shtuar Haziri.
Ndërsa vajza e dëshmorit Jusuf Gërvalla, Donika tha se ka ardhur në Kosovë nga Gjermania për ta kryer obligimin qytetar, për të mbështetur LDK-në dhe për t’i dhënë fund qeverisjes kriminale.
“Kam ardhur nga Gjermania sepse kemi një detyrë për me kry, t’i japim fund të keqës së madhe, krimit e korrupsionit që e ka pushtuar Kosovën, të cilët po ia marrin të ardhmen vendit. Kam ardhur në përfundimin se vec LDK e përfaqëson perspektivën evropiane. Mos e qoni dëm votën tuaj, sepse detyra e parë është me mujt LDK-në dhe Thacin. Ju siguroj që mërgata shqiptare është në anën tuaj. Jam e sigurtë që të gjithë së bashku do ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë se kjo që e kemi sot”, tha zonja Gërvalla, për t’i ardhur radha mesazheve të kandidatëve të LDK-së nga Gjilani për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
“Po garojmë për të fituar, edhe kësaj herë ashtu, sic fituam në nivelin lokal. Ne do të bartim vlerat e Anamoravës dhe do të forcojmë zërin e LDK-së. Faleminderit për mbështetjen”, është shprehur kandidatja Lirije Kajtazi.
“Karadaku ka një histori dhe kjo histori është përcjellë nga Idriz Seferi dhe Agim Ramadani. Ne besojmë se do të fitojmë bindshëm dhe ta qojmë te shpia këtë qeveri“, tha kandidati Murat Hoxha.
“Më duhet ta them një cështje të rëndësishme. Ata ju kanë mashtruar sepse nuk do t’ua bëjnë komunën, por do t’ia bëjmë ne Komunën. Anamorava do ta ketë infrastrukturën, hisen që duhet ta marrim në qeveri, duhet ta marrim bashkë për ta ndihmuar Lutën”, ka thënë kandidati Naim Behluli
“Jemi këtu në Zhegrën e Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit, me betejat e të cilëve krenohen të gjithë shqiptarët. Zhegra përherë iu ka prirë proceseve dhe ndryshimeve poltike që nga vitet 80-ta, unë besoj që edhe në këtë proces Zhegra do t’i thotë jo asaj qeverie që i bëri të zeza Kosovës, por me votën tuaj me 8 qershor, do t’i hapni rrugë investimeve që kanë munguar këtu që nga viti 2007. Vota për kandidatët e LDK-së, është votë për të ardhmën e fëmijëve tanë. Do të votojmë aty ku është perspektiva dhe interesi i përgjithshëm. E kërkoj votën për Zhegrën, Grykën e Karadakut dhe Kosovën sepse Kosova është përtej cdo interesi. Gëzuar 8 qershori, dita e konsolidimit të demokracisë”, ka qenë mesazhi i kandidatit për deputet nga Karadaku, Sabit Rrustemi.
“ Qytetarët me vullnetin e tyre, do ta shprehin verdiktin e tyre dhe besoj që 8 qershori do të jetë verdikti kur do të fitoj demokracia. Këtë e gjejmë te emblema e LDK-së dhe te kryeministri Isa Mustafa. Vlerat që i ka LDK-ja, traditën, potencialin, na bëjnë të bindur se do të na përkrahni fuqishëm”, tha Fatmir Rexhepi.
/e sponsorizuar/