Forumi i Gruas i Lidhjes Demkratike të Kosovës në Gjilan ka organizuar një tubim madhështorë për t’i dhënë përkrahje maksimale kandidatëve për deputet nga Gjilanit, në zgjedhjet e 8 qershorit.
Në këtë tubim, ka qenë i pranishëm kryetari Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, kryetarja e Forumit të Rinisë, Rina Ahmeti, si dhe aktiviste e veprimtare të frymës rugoviane.
Para qindra grave, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi është shprehur se gruaja në Gjilan ashtu sic ka qenë përcaktuese për fitoren në zgjedhjet lokale, ashtu do të jetë edhe kësaj here, duke mbështetur fuqishëm kandidatët tanë.
“Edhe njëherë treguam se ne jemi të gatshme, mundemi, dijmë dhe ia dalim që të përkrahim LDK-në në zgjedhjet nacionale në krye me Isa Mustafën kryeministër. Ju zonja e zonjusha gjithëherë keni qenë të gatshme të na përkrahni dhe ju falënderoj për këtë. Ne duhet ta marrim qeverinë me akademik Isa Mustafën kryeministër, që të qeverisim më lehtë me komunën tonë, në krye me kryetarin Haziri. Kandidatët, të cilët janë të nominuar, kanë marrë mbështetjen e strukturave të LDK-së. Kandidatët tanë janë më të të mirët dhe meritojnë mbështetjen e gruas në Gjilan. Ne do të tregojmë që gruaja, e cila, në fitoren e zgjedhjeve lokale ishte promotori më i madh, kështu do të jetë edhe në zgjedhjet qëndrore. Gjunjëzohem para jush për punën që po bëni”, tha zonja Bunjaku Rexhepi.
Ndërsa kryetari Haziri pasi falënderoi gratë për mbështetjen e fuqishme, tha se LDK ka ditur gjithmonë me ndërtu vlera dhe respektin për gratë, për shkak të rolit të madh që e kanë në familje
“Me këtë tubim keni rikonfirmuar atë që e kemi thënë, se nëse doni me e pa testin e fitores duhet ta shohim disponimin e Forumit të Gruas në Gjilan. Më lejoni të them se LDK ka ditur gjithmonë me ndërtu vlera dhe respektin për gratë, jo për kuotë por për shkak të rolit të madh që e kanë në familje” , tha Haziri.
“Misoni i kryeministrit në ikje është të qëndrojë në opozitë, ndërsa misioni ynë është me e ruajt vendin. Asnjë parti nuk ka mundur ta bëjë tubim më të madh se ne këtu më gra. Vota për zgjedhjet komunale, duhet të bartet edhe në zgjedhjet nacionale. Ne duhet të kemi deputet në Parlament, ministra në qeveri, për t’ia kthyer kujdesin Gjilanit dhe Anamoravës”, shtoi Haziri.
“Në zgjedhjet lokale kemi thënë se kemi me lënë jabangjinë rrugëve dhe e patë se në tubimin e fundit s’ka mund ta mbushë as një trotuar sepse ju ia keni tregu vendin ku e ka. Ata na kanë përbuzë neve, na kanë diskriminu dhe për këtë meritojnë ndëshkimin e madh. Shpresën në Gjilan që e mban nëna, gruaja, mësuesja, mjekja dhe gjithkush e di qartë që këtë shpresë do ta rikthejmë me besim të madh në Zot dhe në ju”, tha Haziri.
Ndërsa tash vie radhe për të folur kandidatët për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.
“ Ushtar i Ibrahim Rugovës është edhe gruaja edhe burri. Në LDK cdoherë kemi folur bashkë dhe i kemi marrë vendimet bashkë. Rrëfimi për demokracinë ka filluar me LDK, rrëfimi për demokracinë dhe për shtetin bëhet i plotë kur ju merrni pjesë në mënyrë të barabart me burrat në vendimmarrje. Kudo që po shkojmë, nuk po na zënë sallat në përkrahjen e LDK-së. Ne, të gjithë së bashku, do të përpiqemi ta bëjmë një shoqëri të shëndoshë. Me fitoren e LDK, fiton secili. Me këtë besim që do të na jepni ju, do të përkthehet me projekte të zhvillimit dhe mirëqenies së Kosovës”, tha Lirije Kajtazi.
“Besoj që ky tubim madhështor konfirmon fitoren tonë me 8 qershor dhe para këtij teatri do ta festojmë fitoren të cilën ju e meritoni. Jeni forumi më i mirë në Kosovë”, tha Murat Hoxha.
“ Femra e shkolluar e bënë kombin të nderuar, prandaj ju jeni ato të cilat do ta sjellni një fitore të madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Një faleminderit të madh për këtë”, theksoi Naim Behluli.
“Dua t’ju them se në Kosovë prej që mbahet në mend nga parahistoria, e deri në ditën e sotme, as një betejë nuk është fituar pa ju zonjat dhe zonjushat e nderuara. Jam shumë krenar që ju kemi në krah në këtë betejë të re. Faleminderit për mbështetjen”, tha Sabit Rrustemi.
“ Ndihemi të repesktuar me pjesëmarrjen e gruas gjilanase sot. Kosova dhe qytetarët e saj duhet ta japin verdiktin e tyre dhe atë ditë ta shndërrojmë në pranverë të demokracisë. Duke e votuar emblemën e LDK-së, e kemi shansin për ta shpëtuar këtë vend, për një ardhmëri më të sigurtë, arsim më të mirë, shëndetësi e bujqësi më të mirë. Pa demokraci, nuk mund të trajtohen burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë”, ka përfunduar Fatmir Rexhepi.
/ e sponsorizuar/