(2LONLINE) – Është mbajtur sot takimi i rregullt me kryetarët e nëndegëve të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri.
Në këtë takim, kryetarët e nëndegëve i kanë dhënë mbështetje kryetarit Haziri për punën e mirë që po e bënë si kryetar i Komunës, duke thënë se tashmë ndryshimet në favor të qytetarëve po vërehen përditë.
Poashtu, gjatë takimit ka raportuar për punën dhe zhvillimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, drejtori Salih Kqiku.
Kqiku ka raportuar për problemet e mëdha që ka gjetur në këtë Drejtori të trashëguara nga ish-pushteti, duke thënë se prezantimi i gjetjeve dhe raporteve financiare do të bëhet publik ditëve në vijim.
Ai ka thënë se me organizimin e kësaj Drejtorie punët kanë nisur të ecin në binarë të duhur.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Salih Kqiku, theksoi se do të jetësohet programi dhe vizioni i LDK-së për zhvillimin e ekonomisë gjilanase. /2lonline/