Lëvizja e Kuqe, nga frustrimi që po i dështojnë tubimet elektorale çdo ditë, po vazhdon me akuza e shpifje të ulëta kinse “LDK i heqë nxënësit nga bankat, për të mbajtur tubim zgjedhor”.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan njofton opinionin se nuk ka ndodhur asnjë rast që të urdhërohen nxënësit të largohen nga shkollat, por tubimet zgjedhore është duke i mbajtur në kohën kur nxënësit nuk janë nëpër institucionet shkollore.
Kjo nuk është praktikë e LDK’së dhe nuk do të ndodhë as në të ardhmen një gjë e tillë.
Në qeverisjen e kryetarit Haziri, arsimi ka qenë prioriteti i parë i qeverisjes dhe do të vazhdoj të jetë edhe pas 22 tetorit, në mandatin e ri qeveriës.
Kryetari Lutfi Haziri po bënë fushatë të ndershme dhe një gjë të tillë kërkojmë ta bëjnë edhe partitë rivale.
Sponsorizuar nga LDK