Kam kurajo dhe vullnet për të marrë përgjegjësi në Kuvendin Komunal

Kam kurajo dhe vullnet për të marrë përgjegjësi në Kuvendin Komunal

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Unë jam Shemsedin Ramushi, dhe kam marrë besimin nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, që të garoj në Zgjedhje Komunale 2017.

Vendimit tim për tu kandiduar për Kuvendin Komunal i kanë paraprirë shumë arsye. Koha është që të japim një kontribut në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë, për fëmijët dhe të moshuarit por gjithmonë duke i kushtuar një kujdes të veçantë të rinjve që janë shtylla kryesore e shoqërisë sonë.

Unë, ndjehem shumë i nderuar nga familjarët e mi, miq e dashamirë dhe qytetarë gjilanas, që kandidatura ime do të jetë një mundësi e mirë për t’i sjell qytetit tim një pjesë të përvojës sime jetësore, ku në qendër të vëmendjes sime do të jetë ngritja e temave që lidhen me problemet e qytetarëve tanë dhe monitorimin e qeverisë komunale në problematikat si:

Ngritjen e rolit të Kuvendit Komunal përmes një kulture të debateve mes këshilltarëve komunal dhe komisioneve, duke përfshirë edhe qytetarët që ndërlidhen direkt me problemet konkrete.
Ngritjen e shërbimeve më të mira për qytetarin, në sektorin e administratës dhe shëndetësisë.
– Kujdes të veçantë nxënësve parashkollorë dhe siguri të shtuar në shkolla,

Mbështetje maksimale për fermerët, dhe prodhuesit bujqësorë, trajnime të specializuar në sektorët veç e veç.
Mbështetje biznesit të vogël e të mesëm përmes fushatave të ndryshme për plasimin më të mirë të mallrave në treg,
Mbikëqyrje dhe zbatimin e ligjit për ndërtime, respektimin e planeve rregulluese të urbanistikës,
Mbikëqyrje të shtuar përmes inspektorëve në inspektimin e produkteve ushqimore në higjienë, sanitari dhe gjatë realizimit të punimeve në të gjitha sektorët etj.

Për ngritjen dhe zgjidhjen e këtyre problematikave duhet një mbështetje qytetare për kandidatët që kanë kurajo, vullnetin dhe shpirtin e lindur për këto çështje.

Unë, ndjehem me shumë vullnet dhe kurajo që të marrë përsipër detyrën në mandatin katërvjeçar, duke ju bërë thirrje që të më mbështetni në kauzën time për të qenë pjesë e vendimmarrjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

e sponsorizuar

KOMENTE