“Në njoftimet publike të të dy kryetarëve, z. Haliti dhe z. Rahima,j kemi parë që kanë nënshkruar memorandume dhe projekte konkrete të cilat janë fitues nê vlerë mbi gjysmë milioni euro, ndërsa Komuna e Gjilanit asnjë”, thuhet në një komunikatë të LDK-së së Gjilanit.
Më tej në ktë komuniatë thuhet se ky gjumë i thellë i qeverisjes komunale në Gjilan duket se do të vazhdojë edhe për shumë kohe duke mos u këndellur fare për t’u pervjelur punëve te cilat vetë i ka premtuar në fushatë zgjedhore.
“Komuna e Gjilanit është taksapaguesi dhe grumbulluesi më i madh i mjeteve vetanake në Anamoravë dhe, besoni apo jo, shpërblehet nga niveli qendror me zero euro. Kjo ndoshta për faktin se ministritë përkatëse nuk shohin projekte të kerkuara nga zyrtaret e qeverisjes lokale në Gjilan”, thuhet tutje në komunikatë.
“Prandaj, ne i bëjmë thirrje Zyrës së Kryetarit që të këndellet dhe të inicojë projekte të cilat e lehtësojnë jetën qytetare dhe njëkohësisht i japin zhvillim Gjilanit. Ka kaluar koha e ‘muajit të mjaltit’ dhe e delirit. Qeverisja përkthehet me punë 24 orë e shtatë ditë”, thuhet në fund të komunikatës së LDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/