DYLON

Transportonte me automjet 24 krerë desh në mënyrë ilegale, parandalohet kontrabandimi i tyre

Transportonte me automjet 24 krerë desh në mënyrë ilegale, parandalohet kontrabandimi i tyre
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Hani i Elezit, drejtoria rajonale kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, sot me datë 07.07.2022, rreth orës 16:00 në fshatin Glloboçic komuna Kaçanik, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të ndalohet automjeti kombi VW me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (B.K), viti i lindjes 1969.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në automjetin e tijë, kishte të  ngarkuar njëzet e katër (24) krerë desh për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.

Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se Veriut.

Për rastin në fjalë janë njoftuar inspektorët e AUV-it dhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të prokurorit iniciohet rasti kontrabandim me mallra-kafshë, të cilat konfiskohen dhe i dorëzohen doganës së Kosovës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.