Bashkëbisedimin me strukturat në terren, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan e ka vazhduar në Malësinë e Zhegocit, përkatësisht në fshatrat Kishnapole, Sllakovc i Epërm, Sllakovc i Poshtëm dhe Gadish, si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit.
Në emër të kryetarit të Degës dhe Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të pranishmëve i janë kandidatët për Asamble Komunale Avdyl Aliu, Shpresa Kurteshi, e Bardhyl Syla, të cilët theksuan se me të gjitha kapacitetet i kanë realizuar premtimet për banorët e këtyre fshatrave.
Ata theksuan se punët e mëdha për këto fshatra do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm qëverisës në krye me kryetarin Lutfi Haziri.
Ndërsa, në emër të këtyre nëndegëve ka folur Sabri Latifi, kryetar i nëndegës së LDK’së në Kishnapole, i cili tha se kryetari Haziri, me ndërtimin e shtëpive për skamnorët, ka bërë mrekulli.
“Në këtë pjesë kryetari Haziri ka bërë mrekulli sepse tri familje i ka bërë me kulm mbi kokë. Një falënderim të madh për këtë dhe për mbështetjen për bujqit. Për këto vite, familjet tona janë forcuar si rezultat i subvencioneve në bujqësi”, tha Latifi.
Strukturat e LDK’së në Kishnapole, Sllakovc i Epërm, Sllakovc i Poshtëm dhe Gadish kanë dhënë konfirmimin e punës së madhe në terren, duke e mbështetur kryetarin Haziri dhe ekipin e tij në mënyrë që fitorja të arrihet pa balotazh.