DYLON

Ymeri, Dërguti e Konjufca takuan drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor Angelina Eicchorst

Ymeri, Dërguti e Konjufca takuan drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor Angelina Eicchorst
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Visar Ymeri, Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Aida Dërguti, dhe Shefi i Grupit Parlamentar, z. Glauk Konjufca, takuan sot në zyrat e BE-së në Kosovë, Drejtoreshën per Ballkanin Perendimor ne EEAS, znj. Angelina Eicchorst.

Në takim u diskutua situata politike në vend, puna e mëtutjeshme e Parlamentit të Kosovës dhe mbi hapat e Kosovë në lidhje me agjendën evropiane. Si dhe, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Me theks të veçantë u diskutua mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe zbatimin e saj. Nga znj. Eicchorst u theksua nevoja e Kosovës për avancim më të shpejtë në proceset evropiane.

EkoHigjiena

Kurse, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje ngritën shqetësimet e tyre për logjikën qeverisëse të kësaj qeverie e cila po vazhdon hapave të njëjtë me ato të mëparshmet: qeverisje pa program zhvillimor e pa strategji shtetndërtuese, duke vazhduar avazin e vjetër të prioriteteve të caktuara nga agjenda e Serbisë.

Po ashtu kundërshtuan rritjen e ndikimit politik të Serbisë përmes Listës Serbe, dhe tash thellimin e bashkëpunimit të kësaj Liste me partinë e Putinit.

Nga të dyja palët u konstatua nevoja për takime të tjera dhe komunikim të vazhdueshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.