(2LONLINE) – Po vazhdojnë marrëveshjet e bashkëpunimit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe partive të tjera në Gjilan dhe se sipas zyrtarëve të LDK-së, kësaj radhe LDK ka bërë marrëveshje koalicioni me Partinë e Drejtësisë (PD), e cila është nënshkruar nga Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, dhe Selvete Shurdhani kryetare e Degës së PD-së në Gjilan.
Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së, ka bërë të ditur se marrëveshja mes LDK-së dhe PD-së lidhet me qëllim të funksionalizimit të plotë të institucioneve komunale si dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për procesin vendimmarrës, e cila kontribuon në ofrimin më cilësor të shërbimeve komunale.
Nga kjo marrëveshje, Partia e Drejtësisë është përgjegjëse për drejtimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të cilën do ta udhëheq Labinotë Demi –Murtezi. /2lonline/