(2LONLINE) – Dega e LDK-së në Kamenicë, ne mbledhjen e mbajtur e saj diskutoi për përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 8 Qershorit 2014. Në këtë mbledhje të kryesisë së Degës së LDK-së me kryetar të nëndegëve unanimisht u vendos që kandidat për deputet nga Dega e LDK-së të propozohet kryetari i Degës së LDK-së Shaip Surdulli.
Kryetari Shaip Surdulli falënderoi strukturat e degës për besimin e dhënë dhe theksoi se beson fuqishëm se LDK-ja në Kamenicë do të jetë partia e parë sikurse që beson se do të jetë në nivel të Kosovës.
“Me fitore e LDK-së do të fitoj më shumti Kosova sepse LDK-ja do ti ofroj Kosovës një qeverisje stabile e cila do të punon për të mirën e Kosovës e po ashtu do të kthehet vëmendja edhe nga Anamorava e cila nga kjo qeveri në ikje është lënë pasdore.” Ka thënë Surdulli. /2lonline/