Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan, ka funksionalizuar 41 nën-shtabet zgjedhore, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit.
“Nga takimet e terrenit të cilat janë zhvilluar ditëve të fundit, është konfirmuar se mijëra veprimtarë e aktivistë të LDK-së po punojnë vazhdimisht në terren, për ta bërë fitoren e madhe të kryetarit, Lutfi Haziri, më 17 tetor”, thuhet në komunikatë.
Shtabi i LDK’së në Gjilan, të cilin i prin Arbër Ismajli, përgëzon nëndegët dhe forumet partiake për mobilizimin dhe angazhimin, siç thotë ai, si asnjëherë më parë ndaj kryetarit Haziri dhe listës fituese e cila përbëhet nga 38 kandidatë për asamble, të cilët janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. /2LONLINE.com/