Dikur, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ia zinin derën kryetarit të atëhershëm të komunës që vinte nga LDK-ja, me lloj-lloj aksione e performanca politike, duke përdorur kreativitetin e tyre, përmes të cilave shpërfaqnin akuzat dhe kritikat në adresë të kryetarit e pushtetit për keqqeverisje dhe punët e pabëra.
Por, tani kur anët kanë ndryshuar, në selinë e kryetarit të komunës kemi njeriun e Vetëvendosjes, e LDK-ja e Gjilanit është subjekt opozitar, kanë ndërruar edhe rolet dhe se aktivistët e LDK-së i pamë këtë të shtune në rolin e realizuesit të, siç thonë ata, aksionit politik, mu para zyrës së kryetarit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ata kanë shpalosur një pano para zyrës së kryetarit, ku i kanë radhitur “punët” e bëra të kësaj qeverisje, e me dozën e ironisë ia kanë kujtuar ‘Punët’ e kryera për 177 ditë të qeverisjes komunale, nën moto “Bashkë S’qeverisim”.
Përmes kësaj pano kiu janë shkruar punët e bëra që nuk është dashtë të bëhen dhe punët e pabëra që është dashtë të bëhen, ata kanë adresuar kritika në adresë të kryetarit të komunës dhe pushtetit në përgjithësi, transmeton 2LONLINE.com.
Afërdita Balaj nga LDK-ja e Gjilanit ka bërë me dije se anëtarë nga grupi i këshilltarëve dhe aktivistë të LDK-së në Gjilan, përmes këtij aksioni politik kanë shpalosur “punën” e qeverisjes lokale për 177 ditë qeverisje si më poshtë:
‘Punët’ e kryera për 177 ditë të qeverisjes komunale, bashkë S’qeverisim
ANULIMI i lejës për ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame
ASNJË leje ndërtimore të lëshuar për 177 ditë qeverisje
Mos ndarja e 50.000 eurove për transportuesit e Gilanit
Mosfunksionalizimi i byfesë së Bibliotekës së Qytetit
ASNJË projekt i ri inicuar
Vendosia e “KUNJAVE” nè sheshin e aytetit
TENDA vaksinimit bllokim i hapësirës publike për qytetarët
Vetëm vizita ne Pejë, Lezhë e në Spanjë
ANULIMI i PZHK-së (Plani Zhvillimor Komunal)
Shkollat pa RRYME
Mos ndarja e 100.000 eurove për sportistët e dalluar
Mbyllja e ujëmbledhësve në lagjen Dardania
Dhjetëra kontrata mbi vepër.
Përndryshe, nga aktivistë të LDK-së mësohet se ky është vetëm fillimi dhe se aktivitetet të natyrave të tilla, kritikuese ndaj qeverisjes komunale, do të shtohen dukshëm, si njëra nga mënyrat e opozitarizmit të LDK-së. /2LONLINE/