DYLON

Vështrime rreth tregimit “Ëndrra e një sorre” nga libri ”Një emër nga letërnjoftimi”

Vështrime rreth tregimit “Ëndrra e një sorre” nga libri ”Një emër nga letërnjoftimi”
Avatar photo Redaksia

Shkroi: HESET ZYMBERI

Përmes tregimit “Ëndrra e një sorre”, përkatësisht personazheve negative: “Shefit” dhe “Cërnit”, Muhamet Halili, autor i librit me tregime, ”Një emër nga letërnjoftimi” na kthen në një kohë të një regjimi, kur shqiptarët edhepse në atdheun e tyre, përcilleshin nga syri i lig, veçmas ata që punonin ditë e natë për zhbërjen e rrethanave të asaj kohe.

EkoHigjiena

Për të qenë tragjika edhe më e madhe, njeriu i gjakut tonë stërkeqej ose nga lakmia, shantazhimet, apo diç tjetër, duke u shndërruar kështu në instrumente të rrezikshme ndaj një populli që gjakonte lirinë që po i mungonte.

Personazhi negativ, “Cërni” ishte sinonim i të keqes ndaj një popull që ëndërronte dhe sakrifikonte për liri. Dhe kështu përcilleshin, arrestoheshin, burgoseshin, torturoheshin dhe përndiqeshin veçmas shtresa e intelektualeve të asaj kohe. Intelektualët që ishin vetë drita e lirisë në errësirën e asaj kohe. E, disave prej neve që jemi këtu na kujtohet ajo kohë e ligë në të cilën patëm mbijetuar. Rrëfimi i autorit të këtij tregimi na kthen aty, duke na kujtuar se ku ishim dikur dhe ku jemi tani. Por me sa kuptohet nga tregimi i autorit, rrëfimi shkon më shumë si një mesazh për gjeneratat e reja që të mësojnë për të kaluarën e paraardhësve të tyre .

Ndërkaq përfundimi i turpshëm i “Cërnit”, jep të kuptohet se e keqja, nga kushdo që bëhet, herët apo vonë kthehet keq, e madje edhe më keq …  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.