Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e rregullt Kryesisë, ku u diskutua lidhur me planin e punës për vitin 2023, që përfshinë gjetjet, rekomandimet dhe vendimet e dala nga vizitat e fundit në terren “LDK ju dëgjon” dhe raporti final i zgjedhjeve të fundit lokale.
Kryesia, po ashtu, ka vlerësuar lartë angazhimin e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë në kuadër të strukturës aktive, ndërkohë që është vendosur për ristrukturimin sekretariateve dhe të Komisioneve të Degës si pjesë aktive e opozitë-bërjes në koordinim të plotë me Grupin e Këshilltarëve të LDK-së, si partia më e madhe në Kuvendin Komunal, ndërsa opozitë karshi ekzekutivit do të finalizohet në ditët në vazhdim një dokument pune.
Kryetari Lutfi Haziri ka njoftuar se Dega e LDK-së do të fillojë përgatitje e hershme për zgjedhjet e rregullta brenda partisë, sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve finale të Kryesisë së LDK-së dhe kryetarit të saj.
“Në këtë mbledhje është folur edhe për gjendjen e rënduar në vend, përjashtimi i qytetarit në të drejtën e shfrytëzimit të Trustit pensional, mos zhvillimi, ndalja e investimeve nga partia në pushtet ka bërë që viti 2022 të jetë vit i humbur për Gjilanin, duke e rënduar gjendjen sociale edhe ashtu të rënduar, thuhet në njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan.
Po ashtu thuhet se në këtë takim u vlerësua angazhimi i LDK-së për një front të përbashkët opozitar i cili është funksional në Kuvendit Komunal, por do të punohet për të ndërtuar opozitë përtej Kuvendit duke e vendosur në fokus rolin e qytetarit në vendimmarrjen lokale. /2LONLINE/