DYLON

Ministri Vitia takon anesteziologët e pensionuar, i quan grupe të besueshmërisë së lartë në funksion të avancimit të sistemit shëndetësor

Ministri Vitia takon anesteziologët e pensionuar, i quan grupe të besueshmërisë së lartë në funksion të avancimit të sistemit shëndetësor
Avatar photo Redaksia

Sot, Ministri Shëndetësisë, Arben Vitia u takua me anesteziologët e pensionuar me të cilët diskutoi sfidat me të cilat ballafaqohen sektorë të caktuar në sistemin e shëndetësisë, planifikimet dhe hapjen e mundësisë që të kontribuojnë të gjithë, pa dallim moshe. Veçanërisht kur përvoja e profesionistëve shëndetësor që një jetë të tërë ia kanë kushtuar shëndetit publik, janë grupe të besueshmërisë së lartë për avancimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe duhet të trajtohen si një aset i çmuar.

Në kuadër të objektives për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe shtimin e kapaciteteve profesionale, ministri Vitia tha se këshillat e tyre në çdo kohë janë të mirëseardhura si dhe mbetet i hapur për bashkëpunimin profesional me anesteziologët e pensionuar.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ministri Vitia informoi të pranishmit së një prej prioriteteve të tij mbetet ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për pacientët, por edhe plotësimi i bazës ligjore që mundëson trajtim me prioritet të kuadrit deficitar shëndetësor.

Anesteziologët e pranishëm e falënderuan ministrin Vitia, si dhe ofruan përvojën e tyre në dispozicion për formësimin e kuadrove të ardhshëm të bazuar në përvojën e tyre profesionale dhe jetësore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.