Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë përplasur në Kuvendin e Kosovës rreth përfshirjes së djalit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa në një aferë korruptive, përmes një video që doli ditë me parë.
Glauk Konjufca nga VV ka akuzuar liderin e LDK-së për përfshirjen e djalit të tij në aferën “Pronto”, duke thënë se e trishton fakti që të gjithë deputetët e LDK-së e dinë të vërtetën e kësaj dhe asnjë nuk reaguan.
“Po, kush e çan kokën për dinjitetin njerëzor? Mos qofsha në lëkurën e tyre”, ka thënë Konjufca në fjalën e tij në deklarimet jashtë rendit të ditës.transmeton RTK
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj këtyre akuzave të Konjufces, duke thënë se nuk e mbron as djalin e kryetarit, as djalin e tij nëse përfshihen në afera korruptive, por ai ka kërkuar që të mos manipulohet në këtë mënyrë, por organet e hetuesisë le të merren me këtë çështje.