Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e Arben Mehmetit, ka mbajtur takim me kryetarët e 42 nënshtabeve, me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Ndër të tjera, na takimin e sotëm u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila të premten viziton Gjilanin.
Në takim kanë marrë pjesë edhe kandidatët për deputet nga LDK e Gjilanit, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi e Imet Rrahmani, të cilët kanë shprehur falënderim për kryetarët e nënshtabeve, për punën e jashtëzakonshme në mobilizimin e madh.
Përndryshe, të premten, Vjosën e mirëpresin rinia e LDK’së në Shtëpinë e Rinisë (16:30), gratë në teatrin e qytetit (17:30), për të vazhduar së bashku marshin tek parku në lagjen “Dardania” (18:30).