/2L ONLINE/ – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Nëndega në Dobërçan të Gjilanit, i ka adresuar një shkresë Haki Demollit, ministrit të Ministrisë për Forcë ne Sigurisë së Kosovës (MFSK), nga i cili ka kërkuar marren e të gjitha masave për organizimin territorial civil të Kosovës.
“Duke i parë zhvillimet e fundit dramatike në vendin tonë, të cilat kulmuan me provokime masive dhe kërcënime serioze nga ana e qeverisë së Republikës së Serbisë, ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të sa, në emër të nëndegës së LDK-së në Dobërçan, si organizëm më i organizuar në këtë fshat, ju drejtohem me kërkesën urgjente për marrjen e të gjitha masave, për organizimin territorial civil në Kosovë. Dobëçani është shat kufitar, vetëm 3-4 km, larg kufirit me Serbinë dhe ngjarjet si kjo të javëve të fundit, nuk mund të kalojnë pa lënë gjurmë tek banorët e fshatit tonë”, thuhet në këtë kërkesë të nënshkruar nga Naser Arifi, kryetar i nëndegës në fjalë.
Në këtë kërkesë thuhet se organizimi territorial civil në Kosovë është i domosdoshëm për shumë arsye. Shton vetëbesimin e qytetarëve dhe ndjenjen e sigurisë, e cila është zbehur dukshëm gjatë javëve, muajve dhe viteve të fundit, por edhe i eviton iniciativat e rrezikshme.
“Qytetarët e Republikës së Përgjithshëm në përgjithësi dhe sidomos ata të zonave kufitare me Serbinë, duhet të jenë të përgatitur dhe duhet ta dinë se ku duhet dhe ku mund të drejtohen në raste emergjente. Aty ku shteti dështon t’iu jap qytetarëve të tij ndjenjën e sigurisë, aty jo rrallë grupe aventurierësh ndërmarrin veprime të rrezikshme dhe me pasoja afatgjate. Përgjegjësia për grupe të tilla bie në fund edhe mbi Qeverinë e Kosovës dhe ju si Ministri e FSK-së. Ne, si kryesi e nëndegës ju sigurojmë mbështetjen tonë si përmes përvojës tonë në këtë drejtim, ashtu edhe me aktivitet direkt në terren”, thuhet në fund të kësaj kërkese. /2L ONLINE/