Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re njoftojnë opinionin publik se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit. Pas një takimi disa orësh ndërmjet liderëve të tyre, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli LDK-ja dhe AKR-ja janë marrë vesh për bashkëpunim ndërmjet tyre, por vetëm pasi të përfundojnë zgjedhjet e 8 qershorit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re njoftojnë opinionin publik se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit.Pas takimit ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanë ngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes të qytetarëve të Kosovës. LDK-ja dhe AKR-ja do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim”, thuhet në një informatë të ditës së sotme nga Lidhja Demokratike e Kosovës.