Kuvendi i Komunës së Gjilanit sot ka dështuar ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024, bashkë me vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, përgjegjës për Financa.
Anëtarët e LDK-së, në Kuvendin e Gjilanit nuk e kanë votuar dhe për këtë dega e LDK-së, ka dal me një deklaratë ku është thënë se, një buxhet i tillë selektues e diskriminues nuk kalon.
Ja deklarata e plotë e Degës së LDK-së së Gjilanit:
Pushteti komunal i Gjilanit bëri një propozim-buxhet për Kuvendin Komunal, i cili është selektues e diskriminues ndaj qytetarëve të Gjilanit.
Si Grup i Këshilltarëve të LDK-së me partnerët, votuam kundër për shkak se nuk mund ta përkrahim një buxhet i cili është diskriminues e selektues.
LDK gjithmonë ka vepruar mbi parimin që të ketë barazi e gjithëpërfshirje në investime qytet-fshat dhe është kundër selektimit në baza preferenciale të kreut të ekzekutivit e partisë së tij. /2LONLINE/