Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan fton qytetarët që të dalin në mënyrë masive për ta shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë për zhvillim të Gjilanit, e për mirëqenien e tyre.
LDK vlerëson se gjilanasit gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në rrugë të drejtë dhe në mënyrë solemne ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës, që është bazike për fuqizimin e demokracisë në vend.