Nën kryesimin e Akademik Nexhat Dacit, kryetar, është mbajtur mbledhje e kryesisë së LDD-së, me përfaqësues të degëve. Mbledhja është mbajtur në selinë e re të partisë ndërsa aktualiteti politik në Kosovë ka qenë pika e parë e rendit të ditës.
“Jemi në fundvit, vit i cili për shumëcka mund të vlerësohet i pasuksesshëm në segmentet strategjike, vit i humbjes së shpresës, vecmas në 6 muajt e fundit. Është e mjerueshme që 15 vite në liri dhe pothuajse 7 vite në pavarësi të përsëriten skenat e ikjes së rinisë. Ne ishim optimistët më të mëdhenjë në botë dhe pas luftës në kohë rekorde u kthyem rreth 1 milionë shqiptarë në Kosovë, ndërsa sot prapë shohim skenat e ikjes” , ka thënë kryetari Daci.
Andaj iu bëjë thirrje rinisë studentore e cila në Kosovë ka arritur të gjitha fitoret që nga protestat e ’68 e ’81 dhe protestat e viteve ’90, si dhe luftën çlirimtare, dhe sot ajo forcë ka marr kahje tjetër, rrugën e lëshimit të Kosovës. Po harrojmë që prona është e atyre që e punojnë (lëvrojnë) e jo e atyre që e posedojnë me letra. Në fakt një pjesë e tyre po ikën se nuk duan të punojnë tokën e tyre.
Unë i bëjë thirrje rinisë studentore që të jetë e unifikuar dhe bëjë ftesë që rinia të mos shpërngulet e të mos e lëshoj atdheun dhe gjithashtu të mos durojë politikisht. Sepse me mosveprim e kemi shndërru Universitetin në pjesën më të zymtë tonën”.
LDD përgëzon establishmentin politik në Shqipëri që më në fund parlamenti është kompletuar, mjerisht me ndihmën ndërkombëtare.
Urime, gjithashtu bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë e cila ka investu në ndërtimin e shtetit të Kosovës, por që ka pasur dështim të plotë në krijimin e shtetit. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japin llogari vendeve të tyre se a janë arsyetu ato mjete të investuara në ndërtimin e e një shteti funksional, sepse dështimi më i madhë është në sektorin e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik. Andaj ky dështim është i papranueshëm, sepse këta sektor janë udhëhequr dhe mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare.
Kërkojmë që viti 2015 të jetë vit i kthimit të shpresës dhe vit i punës për rininë e Kosovës, tjetër rrugë nuk mund të ketë.
Tema tjetër e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje ishte edhe zgjedhja e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të LDD-së, pasi në fillim të kësaj pike akademik Daci i njoftoi të pranishmit se do të tërhiqej nga funksioni dhe t’ua lëshoj rrugën të tjerëve të cilët do të vendosnin më pas për fatin e mëtejshëm të partisë. Por, reagimi i anëtarëve të kryesisë dhe kryetarëve të degëve ishte i menjëhershëm dhe kategorik. Të gjithë, njëzëri ishin kundër çfardo diskutimi për tërheqjen e akademik Nexhat Dacit nga kreu i partisë. Ata insistuan që LDD duhet të vazhdoj funksionimin me Akademik Dacin në krye, ngase është parti e vlerave kombëtare dhe njerëzore. Në këtë frymë ishin edhe diskutimet nga nënkryetarët, dr. Lulzim Zeneli e Drita Maliqi, anëtarët e kryesisë Ilir Fetahu, Besim Mehmeti, Nehat Emrullahu e Mevlide Shamolli si dhe përfaqësuesit e degëve Remzi Durmishi, nënkryetar i degës së LDD-së, në Zvicër, dr. Jashar Ramadani, Faik Jashari e Elife Murseli.