Lëvizja për Bashkim vlerësoi se Kosova vazhdon të mbetet e përfshirë nga ngërçi i shkaktuar nga kushtëzimi i pakicës serbe për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja për Bashkim konsideron se vazhdimi i vendeve të rezervuara do të thoshte vazhdim i padrejtësisë në kurriz të shumicës, përkatësisht dhunim i demokracisë në vend.
Integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk është i varur nga vendimi për vendet e rezervuara, por drejtpërsëdrejti nga zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe, e cila, fatkeqësisht, tani për tani ndodhet në një rrugë pa krye.