“Isha jashtëzakonisht i lumtur kur pash interesimin e Dritës për mua dhe nuk mund të mendoja dy herë për të dhënë përgjigjen për tu bashkuar me një klub model dhe shumë profesional siç është Drita”, ka thënë Laurit Behluli, gardiani i ri i portës së FC Drita.
Ai ka falënderuar klubin bardh e kaltër për besimin që e dhënë gjithashtu edhe bashkëlojtarët për mikpritjen dhe ka premtuar se do të jap gjithçka nga vetja e tij për qytetin e tij dhe për tifozët e zjarrtë Intelektualët.
“Besoj shumë që të bashkuar mund ti arrijmë qëllimet tona”, ka thënë prurja më e re e Dritës, portieri Laurit Behluli. /2LONLINE/