DYLON

Në rrethin e parë në Ligën e Konferencës. SC Gjilani do të ballafaqohet me FC Progres Niederkorn nga Luksemburgu

Në rrethin e parë në Ligën e Konferencës. SC Gjilani do të ballafaqohet me FC Progres Niederkorn nga Luksemburgu
Avatar photo Redaksia

Ballkani, Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e fazës së parë në garat evropiane

Sot në selinë e UEFA-së në Nion është bërë tërheqja e shortit për rundin e parë të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Kosovës, FC Ballkani në këtë fazë të garave do të ketë sfidë të vështirë, pasi do të ballafaqohet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

EkoHigjiena

Ndeshjen e parë Ballkani do ta luajë në Prishtinë, më 11 ose 12 korrik, derisa atë të kthimit në Bullgari, më 18 ose 19 korrik. Ludogorets e ka dominuar futbollin në Bullgari që një kohë të gjatë, duke u shpallur 12 herë radhazi kampion i këtij vendi, derisa ka fituar edhe tri herë kupa dhe gjashtë Superkupa. Po ashtu, kjo skuadër bullgare ka arritur të luajë dy herë edhe në fazën e grupeve të Championsit, në edicionet 2014/15 dhe 2015/16.

Edhe SC Gjilani dhe FC Dukagjini i kanë mësuar kundërshtarët e rundit të parë në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu, FC Progres Niederkorn, derisa Dukagjini do të luajë kundër skuadrës nga Gjibraltari, FC Europa.

Ndeshjet e para të këtij rundi zhvillohen më 13 korrik kurse ato të kthimit më 20 korrik.

Skuadra tjetër kosovare e cila do të marrë pjesë në Evropë, FC Drita, garat do t’i nisë nga faza e dytë., njofton faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.