Kombëtarja Shqiptare U-21 ka filluar me prurjet e reja të futbollistëve-talent shqiptar nga të gjitha trojet që kanë shkathtësi sportive pozitive me skuadrat e tyre. Laurant Sadiki nga Bilaçi i komunës së Bujanocit , që luan për ekipin zviceran Bsc Young Boys është futbollisti që ju ka shtuar ekipit të Kombëtares Shqiptare U-21.
Këtë lajm për Titulli.com e kanë konfirmuar familjarë të tij që janë shprehur të kënaqur me pjesëmarrjen e Laurant Sadikit në kombëtare. Sadiki është futbollisti i dytë nga Lugina e Preshevës pas Berat Gjymshitit që kanë veshur bluzat kuq e zi, shkruna Titulli.com.
Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 është grumbulluar prej tri ditësh me trajnerin Alban Bushi, i cili ka parë nga afër disa nga elementët cilësorë që do të ketë në dispozicion për eliminatoret e Europianit 2019.