Kryetari Haliti ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në ngjarjen e fillimit të projektit “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”, e iniciuar dhe zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Znj. Emilija Redžepi – Zëvendëskryeministre për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitetet z. Thomas Kolly – Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Edward Lister – Sekretari i dytë politik, Shef i politikës së jashtme, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe znj. Anna Rostocka – Shefe e Misionit, IOM.
Gjatë këtij takimi u bë me dije se të pranishmit kanë lavdëruan punën e mirë të kryetarit Haliti qe po e bënë në komunën e Vitisë, njofton zyra për informim e Komunës së Vitisë.
Përndryshe objektivi parësor i projektit që është lansuar sot është të kontribuojë në zhvillimin e politikave dhe legjislacionit gjithëpërfshirës që synojnë të përfitojnë të gjitha komunitetet.