“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tim të punës, zyrtarit komunal të emergjencave civile të Gjilanit, Ymer Demolli”, ka shkruar në profilin e tij, Sami Spahiu, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, aty ku ka punuar i ndjeri Demolli.
Ja postimi i tij i plotë:
Lamtumirë njeri i mirë!
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tim të punës, zyrtarit komunal Emergjencave civile të Gjilanit zotri Ymer Demolli.
Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për dy dekada në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan.
Së fundmi, Ymer Demolli ishte anëtar i Qendrës Operative Emergjente në menaxhimin e virusit COVID-19 dhe për më shumë se një vit u angazhua maksimalisht në pozitën e zyrtarit të planifikimit emergjent.
Familjes së ngushtë Demolli, kolegëve të punës, miqëve dhe të gjithë dashamirëve që e njohën Ymerin, ju lutemi t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Shpirti i tij pastë dritë përgjithmonë!