DYLON

Lutfi Haziri: Ymer Demollin do ta kujtojmë për kontributin e jashtëzakonshëm në institucionin e Komunës së Gjilanit

Lutfi Haziri: Ymer Demollin do ta kujtojmë për kontributin e jashtëzakonshëm në institucionin e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta e zyrtarit komunal të Gjilanit, Ymer Demolli, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Demolli.

Në telegram, thuhet:

EkoHigjiena

“E nderuara familje Demolli,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të zyrtarit komunal të Gjilanit, Ymer Demolli.

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për dy dekada në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, duke qenë në nivel të detyrës në çdo kohë.

Së fundmi, Ymer Demolli ishte anëtar i Qendrës Operative Emergjente kundër COVID-19 dhe për më shumë se një vit u angazhua maksimalisht në pozitën e zyrtarit të planifikimit emergjent.

Familje e dashur Demolli, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime edhe shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.