DYLON

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion në Drobesh të Vitisë (FOTO)

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion në Drobesh të Vitisë (FOTO)
Avatar photo Redaksia

Me date 15 prill 2021 duke filluar nga ora 15:10, Policia e Kosovës stacionit policor në Viti, në bazë të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata kompetente për krime të rënda në Gjilan, ka realizuar kontrolle të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndara në fshatin Drobesh, te personat A.I. (1947) dhe B. I (1955).

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me këtë rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

EkoHigjiena

Te i dyshuari A.I.

      -Pushkë automatike AK-47 me mbështetëse metali

      -Pushkë automatike AK-47 me mbështetëse druri

      -Katër(4) karikator të PA

      -Tridhjetë  e katër (34) fishek të PA -AK47

Ndërsa tek i dyshuari B.I. janë konfiskuar:

      -Një pushkë automatikeTompson

     -Një pushkë përsëritëse karabinë  11P

      -Dy (2) karikator dhe

      – tri (3) bajoneta të pushkës .

Palët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/