Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar lajm të mirë, që Gjilani, që nga sot, po kalon në shkallën e verdhë të emergjencave civile kundër pandemisë #COVID19.
“Gjatë ditës i kemi 12 të infektuar me virus, por 38 të shëruar. Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 7514 mostra, 2969 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2683 janë shëruar, 89 e kanë humbur betejën me virusin, 197 raste janë aktive, 53 në hospitalizim dhe 50 mostra në pritje”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka kërkuar që të respektohen masat e rekomanduara nga profesionistët, maska, distanca e higjiena, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së #COVID19. /2LONLINE.com/