Autoritetet policore kanë raportuar për një rast “vjedhje e rëndë në tentativë” që është regjistruar në komunën e Gjilanit.
Sipas raportit policor, ankuesi, ka raportuar në polici se katër persona të dyshuar, të panjohur për të, kishin tentuar t’ia vjedhin pesë krerë kafshë (lopë), deri sa i kishte pasur duke u kullotur afër shtëpisë së tij.
Sipas ankuesit, te dyshuarit kishin pasur edhe armë me vete dhe pasi ishin vërejtur nga banorët e fshatit, ishin larguar në drejtim të panjohur.
Rasti mbetet nën hetime nga njësitet policore.