Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ka disa ditë që në këtë komunë nuk e kemi asnjë rast pozitiv me Covid-19, pra të gjitha mostrat që janë dërguar për testim (vetëm në tri ditët e fundit, mbi 100 teste) kanë rezultuar negativ.
Ndërkohë që 32 persona, aktiv me Covid-19, vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emergjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit.
“Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infeksionit Covid19”, ka potencuar i pari i Gjilanit.
Përndryshe, Haziri ka bërë të ditur edhe një lajm tjetër të mirë, se sot ka nënshkruar, për investime në Gjilan, me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, me fokus shtratin e lumit Mirusha, zonat e gjelbëruara si dhe rregullimi i sheshit të qytetit.
“Qasje të barabartë për të gjithë. Më shumë hapësirë për të gjithë. Më shumë rrugë e drunj dhe edhe shumë projekte tjera kapitale të buxhetura janë në fillim të zbatimit” ka thënë Haziri.