Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 17 mostrat e marra në Komunën e Kamenicës të gjitha kanë rezultuar negativ.
Të gjitha mostrat e marra ishin raste kontakti nga Prishtina.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka lutur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë udhëzimet nga institucionet përgjegjëse.
“Fatmirësisht 17 persona nga komuna jonë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19. Të gjithë prej tyre ishin raste kontakti nga Prishtina, kurse nesër presim rezultate të tjera. Ju lus të gjithëve të keni kujdes dhe t’i respektoni udhëzimet nga institucionet përgjegjëse”, tha Kastrati.
Ndryshe në Komunën e Kamenicës është vetëm një rast aktiv me COVID-19 dhe janë shëruar 41 persona.