DYLON

OAK kërkon nga Abrashi përkrahje për punësimin e mijëra shoferëve dhe dhjetra milionave euro të hyra për shtetin

OAK kërkon nga Abrashi përkrahje për punësimin e mijëra shoferëve dhe dhjetra milionave euro të hyra për shtetin
Avatar photo Redaksia

Mbi 200 milion euro qarkullim dhe mijëra persona nuk po mund të punësohen në Kosovë si rezultat i dështimit të Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në rrjetin e transportit evropianë (CEMT) dhe Transportit ndërkombëtar (TIR).

Si rezultat i kësaj për mbi 90% të transportit për në Kosovë, bizneset tona detyrohen të shfytëzojnë transportin e rajonit duke kontribuar në punësimin në rajon dhe buxhetet e këtyre vendeve.

Këto dhe lobimi për rritjen e numrit të kuotave për transportuesit tanë në vendet e rajonit ishin tema të diskutimit të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Transportit, Arban Abrashi.

EkoHigjiena

Gjithashtu si rezultat i takimeve që OAK ka realizuar me sektorin e transportit ka evdientuar edhe disa barriera që ju drejtuan Ministrit Abrashi duke përfshirë:

• Kostot e larta për Kartonët e gjelbër ku çdo tre muaj duhet të pajisen kamionët me karton të gjelbër me kosto prej 700 euro për një kamion;

• Mos validimi i lejeve për vendet e treta nga organet e Kosovës në kufi.

• Të rritet kuota e lejeve turke dhe bullgare në Ministrinë e Infrastrukturës.

• Sigurimi për Malin e Zi të bëhet pjesë e TPL plus ashtu siç është me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

• ATK të njohë shpenzimet e skanerit që paguajnë bizneset në Shqipëri. Për këtë shpenzim prej 22 euro për kamionë dogana shqiptare nuk lëshon asnjë faturë. Kurse ATK pa faturë nuk i njeh këto shpenzime.

Gjithashtu një kërkesë tjetër që Oda e Afarizmit ka lobuar edhe më herët është rregullimi i rrugës për bizneset që operojnë në zonën e Harilaqit, të cilat po përballen me probleme infrastrukturale. Kjo rrugë kambeshtje nga Komuna e Fushë Kosovës.

Këto biznese kanë bërë investime të mëdha në këtë zonë dhe cilësohen si biznese të mëdha dhe shumë të suksesshme në veprimtarinë e tyre por kushtet jo të mira infrastrukturale po paraqesin një problem shumë të theksuar për këto biznese. OAK ka vizituar këtë zonë dhe ka mbajtur takime me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, dhe lidhur me këtë kërkesë kemi marrë premtimin që shumë shpejtë do të fillohet të rregullohet kjo rrugë mirëpo ende nuk është iniciuar asgjë, u tha ndër të tjera në këtë takim.

Ministri Abrashi falënderoi OAK-në për takimin dhe delegimin e këtyre barrierave duke u zotuar se do të rrisë bashkëpunimin me OAK-në për të adresuar dhe zgjidhur çështjet të cilat janë brengë e palëve të përfaqësuara nga kjo odë e që janë në domenin e këtij digasteri.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar, Arsim Selmonmusaj – nënkryetar, Diamant Elshani – sekretar i bordit, Hasan Gigollaj – anëtar bordi dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore e OAK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.