Bashkë me kandidaten për Kuvendin Komunal në Gjilan, Mimoza Xhaqkaj, dhe kryetarin e nëndegës së Aleancës, Egzon Limani vizituam sot lagjen “Banja” ku takuam qytetarë të shumtë dhe vizituam biznese që veprojnë në këtë lokalitet.
Programi ynë qeverisës ‘Aleanca me qytetarin” prioritet i jep urbanizmit dhe zhvillimit të hapësirave publike në zonat urbane në shërbim të qytetarëve.
Do të ndërtohet parku shumëdimensional tek lagja “Banja” që do ta bëjë lidhjen edhe me lagjet “Dardania” me atë “Dheu i Bardhë”. Do të jetë parku më i madh në Komunën e Gjilanin, me komplet infrastrukturën përcjellëse ku do të përfshihen palestra sportive, amfiteatri dhe parku i fëmijëve.
Jemi shumë të përkushtuar me shndërru Gjilanin në një qytet modern dhe lehtësisht të jëtueshëm.
Në qeverisjen tonë nuk do të ketë dallime mbi baza politike, sepse ne e kemi dëshmuar se taskapaguesi është prioritet për ne si dhe qeverisja jonë është në shërbim të tyre, përtej çdo gjëje tjetër.
Bashkë do ta bëjmë Gjilanin ashtu siç e duam!
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/