DYLON

Haziri në takim me bujqit: Do ta vazhdojmë mbështetjen e plotë në të gjitha kategoritë e subvencioneve

Haziri në takim me bujqit: Do ta vazhdojmë mbështetjen e plotë në të gjitha kategoritë e subvencioneve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kandidatin për Asamble Komunale nga LDK, Ramiz Ramadani, ka bashkëbiseduar me fermerët e Gjilanit, prej të cilëve kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kryetari Haziri ka thënë se bashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, i kanë sjell miliona investime gjatë mandatit.

EkoHigjiena

Jam i lumtur qëbashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, Gjilanit i kemi sjell miliona investime gjatë mandatit në bujqësi.  

E kemi filluar me Inkubatorin e agro-biznesit, ndërsa po punojmë që ta shndërrojmë në Institut bujqësor për nevoja të fermerëve të rrafshit të Kosovës dhe Kosovës Lindore. Ujitja e tokave bujqësore është program që do ta realizojmë me Bankën Botërore.

Do të angazhohemi ta themelojmë Departamentin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”, për shkak se Gjilani ka kapacitete të larta agro-përpunuese dhe do ta zhvillojmë edhe më tutje politiken kadrovike të këtij sektori. Do ta vazhdojmë mbështetjen e plotë në të gjitha kategoritë e subvencioneve. Ju faleminderit shumë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, kandidati për Asamble Komunale, Ramiz Ramadani, ka thënë se mbështetja ndaj kryetarit Haziri përkthehet me vazhdim të mbështetjes edhe më të madhe për fermerët e Gjilanit.

Takimi është organizuar në formatin 50 persona në hapësirë të hapur, sipas rregullave anti-COVID-19.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.