Në takimin e mbajtur me banorët e lagjes “Reshat Ymeri”, u njoftuam nga afër me problemet infrastrukturore të tyre dhe me kërkesat që ata kanë. Ata duan një qeverisje komunale që është e barabartë për të gjithë dhe që punon për mirëqenien e qytetarëve.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ismajl Kurteshi e Armend Rexhepi, u zotuan se pas 17 tetorit, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! do jetë në krye të komunës, diskriminimet, pabarazitë, nepotizmi, e favore të tjera marrin fund. Ndershmëria e profesionalizmi do e karakterizojë qeverisjen tonë.
Sepse numri 144 siguron ndryshimin e nevojshëm në komunë!
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/