Edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi.(PD), ka reaguar pas shfaqjes së fotografive të Lavdrim Muhaxherit i cili shihet duke ia prerë kokën një të riut në Irak.
Ajo në profilin e saj në facebook shkruan:
Thyerjet e miteve jo gjithmonë janë të arriturat e atij populli. Gjesti jonjerëzor që bëri Lavdrim Muhaxheri, lëndoi thellë shpirtrat tanë dhe krenarinë tonë.
Populli shqiptar i besimit Islam si dhe shqiptarët e konfeksioneve tjera, janë shquar për tolerancë fetare, humanitet të pashoq dhe ndërgjegje të pastër. Të tillë mbetemi deri në frymën e fundit.
Sinqerisht,
Labinotë Demi-Murtezi